Bekteshi: Nuk ka rritje të çmimeve, tregtarët manipulojnë

Date:

Minstri i Ekonomisë qetëson se nuk pritet rritje e çmimeve, ndërsa ështe vërtetuar se disa tregtarë kanë manipuluar me çmimet, e disa kanë tërhequr mallrat për ti kthyer sot me çmime të reja.

Por të njëjtit janë detektuar dhe ata do të dënohen thotë ministri, i cili ju bëri thirje qytetarëve që çdo rritje të çmimeve ta paraqesin në inspektoratin e tregut.

“Dua të ju bëj thirje të gjithë tregtarëve, në veçanti tregtarëve me pakicë që të respektojnë vendimin e qeverisë për shkak se nga ky vendim nuk do të humbasin as tregtarët por me më rëndësi është që mos të humbasin edhe qytetarët e vendit tonë. Si institucione në kontinuitet do të bëjmë kontrollet e duhura, andaj të gjithë konsumatorët që do të vërejnë rritje të çmimeve në supermarkete të ndryshme të lajmërohen në inspektoratin e tregut. Kishim raste të tilla nga dita e djeshme dhe sot gjatë ditës menjëhere janë marrë masa të duhura nga inspektorati i tregut dhe në fund të ditës do të kthehen çmimet ashtu siç i parasheh vendimi” – deklaroi Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi .