Laporta shpreson ta bindë Dembelen

82

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka shprehur shpresën e tij që Ousmane Dembele të rinovojë kontratën e tij.

Marrëveshja aktuale e francezit skadon në verë të këtij viti.

Dembele është rikthyer në formacionin bazë të trajnerit Xavi Hernandez në javët e fundit duke qenë një ndër lojtarët kryesorë.

“Dembele e di ofertën tonë dhe se ne gjithmonë kemi dashur që ai të qëndrojë.

Ne shpresojmë që në fund të sezonit ai do ta rishqyrtojë atë”, deklaroi Laporta.

Dembele këtë edicion në La Liga ka luajtur në nëntë ndeshje duke kontribuar me një gol dhe pesë asistime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here