Lewandowski e do me ngulm kalimin te Real Madridi

Date:

Robert Lewandowski duket se po e kërkon largimin nga Bayern Munichu me të përfunduar ky sezon.

Të paktën, kështu raporton mediumi spanjoll AS, që tashmë ka emocionuar tifozët e Real Madridit.

Sipas raportimit të tyre, sulmuesi polak ka kërkuar nga agjenti i tij që të bëjë të pamundurën që të bind Los Blancos për transferimin e tij.

Golat flasin në favor të Lewandowskit, mirëpo jo edhe mosha e tij si 33-vjeçar, me klubin spanjoll që ka opsione si Kylian Mbappe dhe Erling Haaland për sulmin e tyre.

Mirëpo, nëse norvegjezi zgjedh që të kalojë diku tjetër, atëherë polaku mund të jetë opsion i parë i madrilenëve.

Kontrata aktuale e Lewandowskit te Bayern Munichu skadon në vitin 2023, andaj këta të fundit mund të pranojnë shitjen e tij në afatin kalimtar veror.