Messi nuk e mendon largimin nga Paris Saint Germain

Date:

Ylli argjentinas Leo Messi dëshiron të përmbushë kontratën e tij me PSG deri në vitin 2023.

Messit i`u desh pak kohë që të adaptohej me ambientin e tij të ri. Pas shumë vitesh te Barcelona, ai kaloi në Paris, por fillimi ishte paksa i vështirë për të.

Fillimisht pati probleme me gju e më pas udhëtime me kombëtaren dhe kjo ngriti dyshime për përshtatjen e tij në klub.

Megjithatë ai tashmë ka rigjetur formën e tij sidomos në ndeshjet e fundit. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë duket së i është përshtatur jetës së re, shkruan lajmi.net.

Pas shumë spekulimesh që thuhej se Messi pritet të largohet në fund të sezonit ai nuk e mendon një gjë të tillë, pasi kërkon të përmbushë kontratën e tij me parisienët, e cila është valide deri në vitin 2023.

Shumë ekipe janë pas tij por më të interesuarit duken të jenë Inter Miami.