Osmani: BE urgjentisht të vendosë dinamikë të re në Ballkanin Perëndimor

Date:

Kërkesën e Ukrainës për anëtarësim urgjent në Bashkimin Evropian, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani e sheh si alarm deri te Bashkimi Evropian se urgjentisht duhet të vendosë dinamikë të re në Ballkanin Perëndimor (BP).

Sipas tij, kjo duhet të ndodh që në mënyrë shtesë BE të fuqizojë rolin e saj në BP.

“Mendoj se kjo situatë edhe njëherë alarmon te BE-ja se nuk guxon ta lë BP si plagë dhe çështje të hapur dhe duhet urgjentisht në PB të vendosë dinamikë të re e cila në mënyrë shtesë do të fuqizojë rolin e BE-së në skenën globale. Unë thash në një rast, se në trupin e saj Evropa ka një plagë, dhe ajo është BP. Nuk mund të ballafaqohet me sfidat botërore, kur në trup mban atë plagë”, tha Osmani.