Shkodran Tolaj priti sekretarin shtetëror Valmir Aziri

Date:

Sot në zyret e Ansamblit Nacional Shqiptar në RMV, drejtori Shkodran Tolaj priti në takim sekretarin shtetëror Valmir Aziri.
“Sekretari shtetëror z.Valmir Aziri vizitoi drejtorin e ansamblit z.Shkodran Tolaj
Sot sekretari z.Valmir Aziri vizitoi zyrat e reja të Ansamblit shqiptar dhe drejtorin z.Shkodran Tolaj duke e uruar për hapësirat e reja. Së bashku biseduan për ecjen dhe sukseset e mëdha të ansamblit gjatë kësaj periudhe, posaçërisht për suksesin e manifestimit “Dita e plisit”, pjesëmarrjen dhe përfaqësimin dinjitoz në “Expo 2020” në Dubai”, kanë shkruar nga Ansambli.
Në këtë takim u bisedua edhe për koncertet e radhës në të cilat do të merr pjesë edhe Ansambli Nacional Shqiptar, gjithashtu drejtori Tolaj e ftoi sekretarin Aziri të merr pjesë.
“Sekretari Aziri e përgëzoi drejtorin Tolaj për punën e jashtëzakonshme, shfrytëzimin e kapacitetit të tij intelektual e artistik dhe shkëlqimin që i ka dhënë institucionit i cili tashmë ka kaluar në simbol krenarie për çdo shqiptar të Maqedonisë së Veriut e më gjerë! Drejtori z.Tolaj e informoi për koncertin e radhës që organizohet për herë të parë për Ditën e mësuesit me ç’rast ansambli do të ketë paraqitjen e parë në Bujanoc me 7 mars me rastin e 135 vjetorit të mësonjëtores së parë shqipe në Korçë! Drejtori Tolaj e ftoi sekretarin Aziri në këtë manifestim të rëndësishëm për shqiptarët e asaj ane. Me këtë rast sekretarit Aziri iu dhurua një plis dhe shami tradicionale në shenjë falemnderimi për kujdesin dhe mbështetjen e vazhdueshme”, janë shprehur nga ANSH.