Thaçi: Arben Taravari, turk që kinse i përfaqëson shqiptarët!

109

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi mbrëmë në Click Plus duke e komentuar gjendjen aktuale në Ukrainë, tha se ka dyshime se përbërja e deputetëve që tentuan të krijojnë shumicë të re parlamentare do të kishte qëndrime kundër agresionit rus.

“Para dy muajve patëm një shumicë të re, që dolën dhe thanë se kemi 61, dhe ai që doli dhe tha se kemi 61 është një turk që i përfaqëson kinse interesat e shqiptarëve, Arben Taravari.

Ndoshta sot unë kam një pyetje hipotetike, në këtë situatë, të kishim shumicën e re me 61, çfarë qëndrimi do të kishte ajo Qeveri në raport me agresionin e Putinit, ju do të thoni Ziadini, Arben Taravari, Mickoski do të kishin qëndrime të njëjta, po Levica?”, tha mes tjerash Thaçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here