Ministri Çupi pret në takim ambasadorin Ludva: Të krijohen mekanizma dhe parakushte për lehtësim të punës së afaristëve në Çeki

242
Diaspora e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e shpërndarë në të gjitha shtetet e botës. Në një takim pune, Ministri i angazhuar për diasporë Dr. Xhemail Çupi takoi Ambasadorin e shtetit mik të Republikës së Çekisë, z. Jaroslav Ludva.
Përveç prezantimit të Strategjisë nacionale për diasporë, u potencua se në Republikën e Çekisë jetojnë dhe veprojnë një numër i madh i afaristëve dhe studentëve me prejardhje nga Republika e Maqedonisë së Veriut ku u theksua se duhet të krijihen mekanizma dhe parakushte për lehtësim që afaristët të zgjerojnë aktivitetin e tyre në Republikës së Maqedonisë së Veriut, por gjithashtu edhe të jepet kontriubut për kthimin e studenteve në të cilën ata do të jenë në gjendje të vënë në dispozicion njohuritë e tyre të fituara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here