LEVICA, VMRO dhe ALEANCA nuk e shpëtuan Fadil Zendelin nga shkarkimi

232

Kuvendi sot mbajti mbledhjen e 64-t, në të cilët për të tretën ditë në rend dite ishte Propozim-vendimi për shkarkimin e deputetit Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa nga anëtar i Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, shkruan desk.al

Deputetët nga opozita tre ditë me radhë në debat akuzuan për precedent, me të cilin qeveria e shkelë Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën e shtetit. Konsiderojnë se shkarkimi i deputetit është jolegjitim, ndërsa qëllimi është me shumicë të re në Komision, pushteti të vendosë gjykatës të vet në Gjykatën kushtetuese.

Për deputetët nga shumica në pushtet, ndërkaq, vendimi është në pajtim me dispozitat në Rregullore të cilat urdhërojnë pasqyrimin e vendeve të deputetëve nga partitë në përbërjet e trupave punues.

Deputetët votuan pro për shkarkimin e Fadil Zendelit, edhe pse opozita maqedone VMRO-DPMNE-ja dhe LEVICA ishte në mbrojte të deputetit Fadil Zendeli por nuk aritën ta shpëtojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here