A po shkon NATO drejt luftës me Rusinë? Diskutohet sot zona e “ndalim-fluturimit”

65
In this image provided by the U.S. Air Force, U.S. Air Force F-15E Strike Eagles from the 336th Fighter Squadron assigned to Seymour Johnson Air Force Base, N.C., taxi to their parking spots after completing a NATO Enhanced Air Policing mission out of Lask Air Base, Poland, Monday, Feb. 28, 2022. (Tech. Sgt. Jacob Albers/U.S. Air Force via AP)

NATO do të diskutojë në samitin e sotëm edhe temën për vendosjën e një “një zone ndalim-fluturimi” në qiellin e Ukrainës, ashtu siç është kërkuar shpesh deri më tani nga politikanët vendas, si edhe mjaft të tjerë ndërkombëtarë.

Një gjë e tillë u konfirmuar nga ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares sipas “Financial Times”, i cili tha: Ne do të diskutojmë mbi mundësinë e vendosjes së një “zone ndalim-fluturimi” në Ukrainë.

KËTU lexoni gjithçka nga lufta sot në Ukrainë

Sipas “FT”, vendosja e kësaj “zone ndalim-fluturimi” është thuajse e pamundur për NATO-n pasi do të çonte në përplasje të menjëhershme me Rusinë, gjë që është mbështetur sëfundmi edhe nga qeveria e Lituanisë, e cila i quajti thirrjet për këtë gjë, një veprim të papërgjegjshëm.

Çfarë është një “zonë ndalim-fluturimi?

Ideja e vendosjes së një zone ndalim-fluturimi është bërë e njohur pas Luftës së Parë Botërore, ku Gjermanisë iu imponua një masë e tillë sipas traktatit të Versajës. Por zonat e ndalim-fluturimit datojnë që në vitet 1990 pasi Sadam Hussein, diktatori i i Irakut, sulmoi kurdët në veri të vendit të tij dhe shiitët në jug, raporton abcnews.al

Amerika, Britania dhe Franca shpallën zona të ndalim-fluturimit, pjesën veriore të Irakut dhe një pjesë të jugut. Vendime të ngjashme u zbatuan nga NATO mbi Bosnje dhe Hercegovinën midis 1993 dhe 1995 dhe në Libi në 2011, në një luftë që rrëzoi Muammar Gaddafin, udhëheqësin e vendit.

Zonat e ndalim-fluturimit parandalojnë një vend që të përdorë avionë luftarakë për të sulmuar objektivat ushtarakë ose civilët në terren. Por ky përfitim humanitar ka një kosto. Nuk mjafton thjesht një miratim. Për të kryer patrullime të tilla, hapësira ajrore duhet të jetë e sigurt në mënyrë që avionët e saj të mos rrëzohen.

Dhe kjo kërkon identifikimin, bllokimin ose shkatërrimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore në tokë.

Të zhvillosh luftë kundër Irakut dhe Libisë është diçka tjetër. Të bësh këtë kundër Rusisë nënkupton diçka tjetër.

“Kjo nënkupton në thelb se ushtria amerikane do të rrëzonte avionët rusë,” paralajmëroi Shtëpia e Bardhë më 28 shkurt.

“Kjo është padyshim pëshkallëzim i situatës dhe potencialisht do të çonte në një konflikt ushtarak me Rusinë.

“Një zonë ndalim-fluturimi “do të përfshinte avionët luftarakë britanikë që do të rrëzonin avionët luftarakë rusë“, tha Ben Wallace, sekretari i mbrojtjes së Britanisë, më 2 mars.

Ai tha se diçka e tillë do të nxiste një konflikt me NATO-n në dhe do të çonte në “një luftë kundër Rusisë, në të gjithë Europën”. Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ka thënë se aleanca “nuk ka plane të dërgojë trupa Ukrainë, as nga toka dhe as nga ajri.”

Zonat e ndalim- fluturimit kanë gjithashtu kufizimet e tyre. Kur kjo masë u miratua në Bosnjë kishte për qëllim të ndalonte fluturimet me helikopterë. Dhe ndërsa zonat e ndalim-fluturimit mund të parandalojnë një pushtues që të përdorë avionë, ato nuk bëjnë asgjë për t’i ndaluar ata të përdorin forca të tjera – si autokolona rusë, e cila ndodhet 15 milje larg nga Kievi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here