Antony Blinken i është përgjigjur dhëmbë për dhëmbë kërcënimit të Vladimir Putin

172

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken i është përgjigjur dhëmbë për dhëmbë kërcënimit të Vladimir Putin. Teksa po fliste përpara një takimi me ministrat e jashtëm të NATO-s dhe BE-së në Bruksel këtë mëngjes, lidhur me situatën e luftës në Ukrainë ai tha: “Thënë thjesht, në vazhdën e agresionit të paprovokuar dhe të paramenduar të Rusisë kundër Ukrainës, kjo aleancë u bashkua me shpejtësi, unitet dhe vendosmëri, duke nisur menjëherë grupin e punës së reagimit të shpejtë, duke vënë në zbatim planet për të vazhduar për të forcuar sigurinë e NATO-s”.

“Çdo aleat në një mënyrë apo tjetër po i vjen në ndihmë Ukrainës, çdo aleat në një mënyrë apo tjetër po ndihmon në forcimin e vetë NATO-s”.

Blinken shtoi se NATO kërkon “të mos ketë konflikt”, por “nëse konflikti vjen tek ne, ne jemi gati dhe do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”. Ai tha: “Gjatë natës, ne kemi parë gjithashtu raporte për sulmin kundër një termocentrali bërthamor. Kjo thjesht tregon pamaturinë e kësaj lufte dhe rëndësinë e përfundimit të saj dhe rëndësinë e tërheqjes së të gjitha trupave nga Rusia dhe angazhimit në mirëbesim në përpjekjet diplomatike”.

Ministrat e jashtëm të NATO-s dhe BE-së po mblidhen sot në Bruksel për takime për të diskutuar situatën në Ukrainë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here