Grubi: Maqedonia e Veriut ka bashkërenduar 100% qëndrimet me NATO-n

62

Pamje rrëqethëse, golgotë e paarsyeshme e shkaktuar nga agresioni rus që po zgjatë tashmë e 8 ditë mbi Ukrainën por dhe gjithë botën demokratike. Kështu e ka përshkruar luftën në Ukrainë zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në emisionin Opinion me Blendi Fevziun i cili sonte po transmetohet drjet për drejt nga njëra prej pikave kufitare Ukrainë-Poloni.

“Qeveria ka marrë masa të menjëhershme dhe të koordinuara 100% me vendet e NATO-së, në venti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tashmë Republika e Maqedonisë së Veriut ka nisur armë dhe municion drejt Ukrainës, kurse kanalet televizive ruse dhe mediat online të tyre janë ndaluar me vendim të Qeverisë. Gjithashtu Qeveria në një nga mbledhjet e jashtëzakonshme ka ndaluar dhe fluturimet për të gjitha aviokompanitë ruse”, deklaroi zëvendëskryeministri i parë Grubi në emisionin Opinion.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here