Grubi: Paniku se ska rezerva nafte, drithëra…aktivitete të Rusisë

Date:

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, në emisionin “Opinion”, në TV KLAN, ka folur për krizën ekonomike që do të lë konflikti Rusi-Ukrainë, njofton gazeta.mk

Grubi ka qetësuar qytetarët duke thënë se RMV-ja ka sasi të mjaftueshme rezervë të drithërave, grurit, miellit.Ai ka thënë se në RMV nuk ka nevojë për panik.

“Nuk ka nevoj për alarm, si duket kjo është një aktivitet i Rusisë”, tha Grubi.

Zëvendëskryeministri Grubi tha se RMV-ja ka edhe sasi të mjaftueshme të naftës e benzinës.

Ai shpresoi që çmenduria ruse sic e quajti të përfundojë sa më shpejtë.