Kufizimi i derivateve të naftës, Inspektorati në terren!

92

Inspektorati Shtetëror i Tregut mbrëmë ka qëndruar në terren, pasi ka pranuar një numër të madh të ankesave nga konsumatorët se pompat e benzinës kanë kufizuar sasinë e derivateve të naftës, me të cilën mund të furnizohen shoferët, transmeton TV21.

Por ajo çfarë është konstatuar nga Inspektorati, është se nuk ka një kufizim të tillë.

“Gjatë ditës së djeshme shumë konsumatorët kanë parashtruar ankesë deri te Inspektorati dhe Komisioni Rregullator për Energjetikë për kufizimin e sasisë së derivateve të naftës nga pompat e benzinës. Megjithatë, Inspektorati Shtetëror i Tregut gjithmonë është në terren, 24 orë, kështu edhe sonte, për këtë qëllim që të vërtetojmë se nëse me të vërtetë po ndodh sjellje manipuluese ndaj konsumatorëve. Ajo që u konfirmua, është se kjo nuk po ndodh”, tha për Telma, Aleksandra Koteli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here