“Nuk ndalen para asgjëje”, raketat ruse shkatërrojnë shkollën në Zhytomyr

Date:

Një shkollë në Zhytomyr, ka qenë objekt i radhës i sulmit në Ukrainën veriore. Shkolla u godit nga një raketë ruse të premten në mëngjes, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Marketing

Fotot e publikuara nga CNN tregojnë dëme të konsiderueshme në ndërtesën e shkollës pas sulmit.

Në një deklaratë video, kryebashkiaku i Zhytomyr Sergei Sukhomlin konfirmoi gjithashtu sulmin duke thënë se sulmuesit rusë “nuk ndalen para asgjëje. Kjo është një shkollë.”

Lajmi vjen pasi të paktën tre shkolla në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, u goditën nga sulmet ushtarake ruse të martën, sipas videove dhe fotove të postuara në mediat sociale.

Ndërtesa të tjera që janë raportuar si të shkatërruara gjatë pushtimit rus të Ukrainës përfshijnë vende kulturore si kisha, katedrale dhe muze, përkatësisht në qytetet Kiev dhe Kharkiv, sipas deklaratës nga Ministria e Kulturës dhe Politikës së Informacionit të Ukrainës.