Kuvend, përpjekje për plotësimin e komisioneve

Date:

LSDM pret që gjatë javës të plotësohet me antarë Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime pranë Kuvendit. Në takimin koordinues u ra dakord që kryeparlamentari Xhaferi t’u dërgojë njoftim të gjitha grupeve parlamentare që të dorëzojnë propozime për anëtarë dhe zv/antarë të komisionit në mënyrë që sa më shpejt të votohet përbërja në seancë plenare, deklaroi koordinatori LSDM-së Jovan Mitrevski. Ata dueht të propozojnë kryetarin e komisionit dhe një tjetër anëtar në vend të Fandil Zendelit të shkarkuar nga Lëvizja Besa.

“Në komision ka vende të lira siç është kryetari që i takon LSDM-së por ka vende të lira edhe nga opozita VMRO-DPMNE, pra vendet e deputetëve që janë bërë kryetarë komunash dhe gjithashtu duhet të bëhen ndryshime lidhur me ndryshimin e shumicës dhe situatën re në Kuvend ku përfaqësuesit e Aleancës duhet të jenë anëtarë dhe zëvendësantarë në komision. Tani ata kanë antarë megjithatë edhe zëvendës antatarë ju takon atyre.”, tha Jovan Mitrevski, deputet i LSDM-së.

Por VMRO-DPMNE ende pa vendim të prerë nëse do të propozojnë antarë nga partia e tyre në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime. Koordinatori Nikolla Micevski thotë se nuk do të marrin pjesë në takimet koordinuese te kryetari Xhaferit derisa shumica parlamentare të respektojë marrveshjet në këto takime.

“Në koordinim pushteti është dakorduar mes vete për ta plotësuar këtë komision dhe deri të mërkurën do të japin anëtarët e komisionit. T’ju them se çfarë do të thotë kjo, atë çfarë kemi bërë në mënyrë të parregullt me forcë përtej çdo arsyeje, madje edhe me kthimin e amendamenteve me një njoftim të cilin e shoh për herë të parë se amendamentet ishin të papranueshme, tanine atë duhet ta legalizojmë. Pra këtë ndërtim pa leje duhet ta legalizojmë dhe nëse është e mundur ta bëjmë sa më qetë.”, tha Nikolla Micevski, seputet VMRO-DPMNE-së

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime për një kohë të gjatë nuk mund të mblidhet dhe të kryejë funksionet për të cilat është zgjdhur, duke bllokuar kështu zgjedhjen e 4 gjyqtarëve të rinj kushtetues si dhe emërimin e zyrtarëve të institucioneve të tjera shtetërore.