9 viktima nga bombardimet ruse në Sumy, mes tyre dhe fëmijë

Date:

Forca ruse kanë bombarduar gjatë natës së të hënës qytetin e Sumyt dhe autoritetet lokale raportojnë se të paktën 9 persona kanë humbur jetën mes të cilëve dhe 2 fëmijë.

Sipas kreut të administratës ushtarake, Dmytro Zhyvytsky bombardimet e natës së fundit kanë qenë tepër intensive dhe avionët rusë kanë goditur dhe godina civilësh.

Luftime të ashpra janë raportuar dhe në Odesa, ku trupat ruse kanë lëshuar raketa drejt qytetit nga luftanijet që ndodhen pranë bregut.