Erdogani shpreson “të hapë derën” për një armëpushim të përhershëm në mes të Ukrainës e Rusisë

Date:

Për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ministrat e jashtëm të dy vendeve kanë rënë dakord të takohen për bisedime, të cilat zhvillohen nesër në Turqi.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se shpreson se takimi në resortin jugor të Antalias do të “hapë derën për një armëpushim të përhershëm”.

Nuk është e qartë se çfarë shansi ka ai për përparim, pasi presidenti rus ka thënë se do të ndjekë qëllimet e tij qoftë përmes negociatave apo veprimeve ushtarake, përcjell Klankosova.tv

Turqia është anëtare e NATO-s, por presidenti i saj është përpjekur të krijojë një qëndrim të ndryshëm nga vendet perëndimore për pushtimin rus. Ndërsa ai tha se Turqia nuk e pranonte atë që po ndodhte me ukrainasit, sanksionet ishin “pothuajse shndërruar në një gjueti shtrigash kundër popullit, letërsisë, studentëve dhe artistëve rus”.

Ai veçoi Filarmoninë e Mynihut për shkarkimin e dirigjentit të njohur dhe mbështetësit të Putinit, Valery Gergiev, duke e quajtur atë “qesharake”.