Kuvendi do të mbajë tri seanca

Date:

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancën e 45-të, 50-të dhe të 51.

Në rend dite në seancën e 45-të janë Propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të ligjeve për shoqëri tregtare, lojërave të fatit, për mjedis jetësor dhe shërbim në armatë, të gjitha në lexim të parë.

Deputetet në kuadër të seancës së 50-të do të diskutojnë për Propozim-ligjet për plotësime të Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, në procedurë të shkurtuar, propozimin për llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 202, propozim e strategjisë për barazi gjinore 2021-2026, propozim-ligjin për procedurë pagesore në lexim të parë, propozim ligjin për kompensimin e viktimave nga veprat penale dhe dhunës në lexim të parë.

Në rend dite po ashtu janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për minerale, për inspektorat shtetëror të tregut, ndërmarrje publike, bujqësi dhe zhvillim rajonal.

Në seancën e 51-të, deputetët do të diskutojnë projektligjin për mbrojtjen e personave fizik në lidhje me përpunimin e të dhënave personale me qëllim të parandalimit, hetimit, zbulimit ose ndjekjes së veprave penale ose ekzekutimit të sanksioneve penale. për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, Projektligjin për Avokatinë, Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë, Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Gjuetinë, Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Prokurimin Publik, të gjitha në lexim të parë.