Nuredini: Për momentin kemi gaz dhe naftë, mundohemi të sigurojmë ngrohje për dimrin e ardhshëm

Date:

Shumë herë kemi ngritur alarmin për djegien e materialeve për ngrohje që ndotin ambientin. Rritja e energjisë elektrike dhe rritja e derivateve tanimë që dimri ende nuk ka përfunduar, shtron pyetjen se me çfarë do të ngrohen qytetarët.

“Ideja nuk është të përdorim çdo material për t’u ngrohur. Ne si Qeveri po përgatitemi për të ardhmen, të mendohemi që të kemi mjaftueshëm energji për ngrohje në dimrin e ardhshëm.”,- tha ministri i mjedisit jetësor, Naser Nuredini.