Grubi – Tyciński: Mbështetje nga Polonia për integrimin europian

Date:

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Polonisë, z. Wojciech Tycinski.
Lexoni më poshtë statusin e Grubit në facebook:
Me ambasadorin e Republikës së Polonisë, z. Wojciech Tycinski, diskutuam mbi rëndësinë e zgjidhjes së kontestit me Bullgarinë dhe përshpejtimin e rrugës së integrimit tonë në Bashkimin Europian për të përforcuar stabilitetin rajonal veçanërisht pas luftës në Ukrainë, gjë për të cilën Polonia ofron përkrahjen e saj të plotë.
Potencova se vendi ka hapur tashmë dyert e tij për ukrainasit që detyrohen të lëshojnë vendlindjen dhe bashkë me ambasadorin polak apeluam për paqe dhe ndërprerje të invazionit rus ndaj Ukrainës.
Bashkëbiseduam edhe rreth krizës globale ekonomike dhe energjetike, me ç’rast njoftova ambasadorin Tycinski me angazhimin e Qeverisë së vendit për të mbrojtur standardin jetësor të qytetarëve përmes pakos me 26 masa ekonomike.