ASH-ja në një vijë me VMRO-në, tenton të bllokojë masat qeveritare në Kuvend

84

Ashtu sikurse VMRO-DPMNE, edhe Aleanca për Shqiptarët ka përgatitur disa amandamente lidhur me masat e reja anti-krizë për TVSH-në dhe akcizat.

Nga ASH kanë përgatitur disa masa për mbrojtjen e qytetarëve nga rritja enorme e çmimeve të derivateve dhe ushqimeve.

Propozimet e ASH-së janë:

“Për karburantin dizel akciza të zvogëlohet nga 15.5 denarë në 9 denarë!
Për karburantin benzinë propozojmë që akciza të zvogëlohet nga 22 denarë në 15 denarë!
Gjithashtu, propozuam që TVSH për dy llojet e karburanteve të zvogëlohet nga 18% në normën preferenciale prej 5%!
Me këto propozime në tregun me pakicë në rrethanat aktuale do të fitohet çmimet si vijon:
Benzinë: 77 denarë
Dizeli : 79,5 denarë”, thuhet në kumtesën e ASH-së

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here