Hiqen kufizimet për shtetasit e RMV-së për hyrje në Mal të Zi dhe Irlandë

225

Për shkak të përmirësimit të situatës epidemiologjike me Koronavirusin, autoritetet e Malit të Zi e kanë shfuqizuar detyrimin për posedim të një COVID- vërtetimi për hyrje në Mal të Zi. Vendimi i ri ka hyrë në fuqi nga dita e sotme (11.03.2022), njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Gjithashtu, udhëtarëve për në Irlandë tashmë nuk u kërkohet të paraqesin dëshmi për vaksinim, dëshmi për kalim të sëmundjes ose test negativ PCR pas mbërritjes.

“Nuk ka kërkesa për testim ose karantinë pas mbërritjes në Irlandë. Për më tepër, udhëtarëve në Irlandë nuk u kërkohet as të plotësojnë formular për vendndodhjen”, njoftojnë nga MPJ.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here