Pamje nga Zagrebi: Në vendin ku ra fluturakja shihet edhe parashuta e varur në pemë

Date:

Një fluturake ende e paidentifikuar u rrëzua dje në Zagreb duke shkaktuar kështu një shpërthim të fuqishëm që goditi kryeqytetin kroat.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, teksa versionet mbi atë që ka ndodhur vetëm sa janë shtuar, shkruan lajmi.net.

E ndërsa nuk ka informacione direkte dhe të konfirmuara mbi ngjarjen, media kroate “Jutarnji List” ka publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes në të cilën vërehet parashuta e varur në një pemë.

E njëjta medie më herët ka raportuar se në një pjesë të aeroplanit vëreheshin shkronja të alfabetit cirilik rus dhe një yll i kuq.