Prej sot derivatet e naftës me çmime të reja

Date:

Mbrëmjen e djeshme Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi që sërish të shtrenjtohen çmimet e karburanteve, transmeton TV21. Në mbledhjen që u mbajt dje është sjell vendimi që për tre denarë të shtrenjtohet dizeli, benzina mbetet e njëjtë, kurse për 2.5 denarë shtrenjtohet vaji ekstra i lehtë.

Me këtë vendim çmimi i karburantëve do të jetë:

  • Benzina Eurosuper BS 95 – 93.00 denarë për litër
  • Benzina Eurosuper BS 98 – 95 denarë për litër
  • Dizeli Eurodizel BS – 97 denarë për litër
  • Vaji ekstra i lehtë – 92 denarë për litër
  • Mazuti – 60.569 denarë për litër