Ulja e akcizës së karburanteve dhe TVSH-së në seancë parlamentare

Date:

Seanca parlamentare për masat e reja të Qeverisë do të mbahet sot në ora 15:00.

Shërbimet e Kuvendit për momentin punojnë për përgatitjen e seancës ku do duhet të shqyrtohen dhe miratohen dy ligjet e qeverisë për uljen e akcizës së karburanteve dhe TVSH-së. Sipas Qeverisë, ndryshimet dhe plotësimet duhet të miratohen në procedurë urgjente të kuvendit që të sigurohet ulje e çmimeve më të larta me pakicë të benzinave dhe derivate të tjera të naftës.

“Këto ligje kanë të bëjnë për më shumë masa siç është masa e uljes së normës preferenciale të TVSH-së për produktet themelore për ushqim prej 5 në 0 për qind. Produktet themelore për të cilat do të vlejë kjo masë janë buka, sheqeri, mielli – tip 400, vaji i lulediellit për ushqim, qumështi, mishi i freskët, orizi dhe vezët. Masat për uljen e shkallës së TVSH-së prej 18 për qind në 10 për qind gjatë qarkullimit të karburanteve dhe për lirimin nga pagesa e TVSH-së gjatë importit të karburanteve janë përfshirë gjithashtu, si dhe masa për uljen e akcizës sipas çmimeve të bursës. Me këto ligje do të zbutet goditja e çmimeve e shkaktuar nga çmimet e larta në bursa të naftës dhe karburanteve”, njofton Qeveria.

Qeveria dhe kryeministri Kovaçevski bënë thirrje deputetëve që menjëherë t’i miratojnë ndryshimet dhe plotësimet ligjore, që të sigurohet zbatimi i shpejtë i masave të miratuara për mbrojtje të standardit jetësor dhe likuiditetit të kompanive.