Ahmeti mori pjesë në promovimin e librit të Arben Çejkut

Date:

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në Universitetin e Tetovës mori pjesë në promovimin e librit të Arben Çejkut ish ambasadori i Shqipërisë në vendin tonë dhe në Kosovë.
Më poshtë statusi i plotë i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti:
” Miku ynë Arben Çejku, ish ambasadori i Shqipërisë në vendin tonë dhe në Kosovë na solli sot botimin e tij më të ri me titull “Sovraniteti versus Integriteti – Prapaskenat e dialogut dhe sfida e pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë 2005-2020”. Një kontribut i çmuar që hedh dritë mbi proceset 15 vjeçare të raporteve të pasluftës mes Kosovës dhe Serbisë, një perspektivë studimore unikate që ia vlen të lexohet për faktologjinë dokumentuese të ngjarjeve që asesi nuk duhen harruar nga asnjëri prej nesh”.