Rama publikon foto nga Qendra e Fëmijëve në Korçë: Investim që do ta shtrijmë edhe në qytete të tjera

Date:

Kryeministri Edi Rama thekson se një investim i tillë do të shtrihet edhe në qytete të tjera.

“MIRËMËNGJES, dhe me Qendrën e Fëmijëve në Korçë, një investim që do ta shtrijmë edhe në qytete të tjera, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama krahas fotove nga kjo qendër multifunksionale.

Një investim i bashkisë së Korçës qyteza e fëmijëve është një hapësirë e ndërtuar enkas për ta, brenda së cilës ofrohen shërbime të ndryshme duke u dhënë mundësinë fëmijëve që kohën e lirë ta plotësojnë me aktivitete edukuese të cilat fokusohen jo vetëm tek argëtimi dhe sporti, por edhe tek teknologjia.

Qyteza e fëmijëve qëndron e hapur çdo ditë të javës duke ofruar kurse pikture, muzike, baleti, sporti, teknologjie, shkencash, si edhe aktivitete te tjera argëtuese për të gjithë fëmijët e grupmoshës 3-14 vjeç.May be an image of 12 people and indoorMay be an image of 7 people and outdoors

May be an image of 4 people, child, people sitting and indoor
May be an image of 9 people, people standing and indoor