Zelensky: Negociatat me Rusinë vazhdojnë në mënyrë të “vështirë”

151

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se negociatat me Rusinë vazhdojnë në mënyrë të “vështirë” dhe të “debatueshme”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një pamje të ndarë nga kanali Telegram, Zelensky dha deklarata lidhur me negociatat me Rusinë dhe për proceset e evakuimit të civilëve në rajonet e luftës në vendin e tij.

Duke folur për procesin e negociatave mes Ukrainës dhe Rusisë, Zelensky tha: “Vazhdojmë punimet në nivele të ndryshme për të detyruar Rusinë të bëjë paqe dhe t’i japë fund kësaj lufte të pamëshirshme”.

Ai theksoi se negociatat zhvillohen çdo ditë. “Negociatat vazhdojë në mënyrë shumë të vështirë dhe ndonjëherë në mënyrë të debatueshme por po përparojmë hap pas hapi”, shtoi presidenti ukrainas.

Pasi tërhoqi vëmendjen se brenda javës do të zhvillohet samitet e NATO-s, G7 dhe të Bashkimit Evropian, Zelensky tha se ndaj Rusisë mund të zbatohen paketa të reja sanksionesh.

“Në qytetin Mariupol ndodhen 100 mijë njerëz”

Më tej Zelensky potencoi se ushtria ruse kryen vazhdimisht sulme ndaj qytetit Mariupol dhe se në qytetin në fjalë ndodhen rreth 100 mijë njerëz.

Ai tha se po përpiqen të evakuojnë civilët nëpërmjet korridoreve të ndihmës humanitare por që kjo pengohet nga forcat ruse.

Sipas tij, autokolona e ndihmës humanitare dhe punonjësit e Shërbimit Emergjent të Ukrainës janë kapur. “Po bëjmë gjithçka që mundemi për lirimin e njerëzve tanë dhe për të siguruar funksionimin e korridoreve të ndihmës humanitare”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas tha se brenda ditës janë evakuuar 7 mijë banorë të Mariupolit dhe se do të vazhdojnë evakuimet në këtë qytet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here