AZGj-ja vazhdon me angazhimet e bashkëpunimit më të madh me Delegacionin e BE-së

Date:

Drejtori i AZGj-së, Ylber Sela realizoi takim online me Sabri Tahir, zyrtar i çështjeve politike në Delegacionin e BE-së në Shkup.

Drejtori Sela e falënderoi për mundësinë e takimit dhe e njoftoi bashkëfolësin e tij për punën e deritashme të AZGj-së, si dhe për projektet e realizuara, ndërsa njëkohësisht konstatoi se ekziston hapësira për bashkëpunim më të madh me Delegacionin e BE-së, për çka propozoi disa projekte që do të mund të realizoheshin me përpjekje të përbashkëta.

Nga ana tjetër, Tahir u falënderua për prezantimin e hollësishëm të punës së AZGj-së dhe u zotua për vazhdimin e komunikimit me AZGJ-në nëpërmjet realizimit të takimit të ri në selinë e AZGj-së, në të cilën do të bisedohej rreth temave që ishin pjesë e diskutimit në takimin e sotëm online.