“Nëse NATO sulmon, jemi fuqi bërthamore”

87

Rusia nuk e përjashton mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore në raste se ndjehet e rrezikuar, sipas zëvendës ambasadorit rus në OKB, shkruan Alsat.

Ai thotë mohon që Rusia të ketë bërë krime lufte në Ukrainë ndërsa shkatërrimi i ndërtesave dhe sulmet ndaj civilëve thotë se mund të jenë bërë nga vetë ukrainasit po dikush nga jashtë vendit për të fajësuar Rusinë.

“Nëse Rusia provokohet nga NATO, nëse Rusia sulmohet nga NATO, nuk e di… ne jemi fuqi bërthamore, pse jo..! Nuk është veprimi i duhur të kërcënosh Rusinë, dhe të ndërhysh, kështu që, kur keni të bëni me një fuqi bërthamore, sigurisht, ju duhet të përllogaritni të gjitha rezultatet e mundshme të sjelljes suaj. Nuk besoj se po kryejmë krime lufte në Ukrainë. Sigurisht, nuk më takon mua ta vlerësoj këtë, unë nuk jam atje, as ju nuk jeni atje, ju shikoni videot, shumë prej videove konsiderohen të jenë lajme të rreme. …[Civilët] nuk kanë qenë në shënjestër, ju e dini shumë mirë, dhe e kemi thënë që në fillim, se ushtria jone nuk është kërcënim për popullatën civile në Ukrainë”, deklaroi Dimitri Poljanskij, Zv ambasadori i Rusisë në OKB.

Ka një fotografi, e bërë nga kolegët tanë të Asociated Press, media e pavarur… këta janë apartamente në flakë në Mariupol, të goditur nga raketat ruse.

“Nga e dini që janë raketa ruse. Mund të kenë ardhur lehtësisht nga brenda Ukrainës, nga qendra e qytetit.. kjo ka ndodhur në Harkov, në Mariupol, sepse ata kanë raketahedhësit e tyre dhe shumë raste, sa jam në dijeni, janë raportuar nga vetë raketahedhësit e tyre”, u shpreh Dimitri Poljanskij, Zv ambasadori i Rusisë në OKB. Alsat.mk.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here