Një muaj luftë në Ukrainë, si është situata?

Date:

Këtë të enjtë bëhet thuajse një muaj që kur Rusia sulmoi Ukrainën. Jo më kot, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, u kërkoi qytetarëve të botës të protestojnë në mbështetje të Ukrainës dhe kundër luftës, duke thënë se kjo është lufta e të gjithëve dhe se askush s’mund të qëndrojë i padukshëm.

Forcat ruse janë akuzuar se kanë marrë peng njerëzit e qytetit të rrethuar ukrainas, Chernihiv, pasi zyrtarët lokalë vendosën të reduktonin konsumin e ujit të pijshëm për civilët e bllokuar. Rreth 150,000 njerëz janë bllokuar në qytetin verior me pak shpresa për ndihmë pasi Rusia i dëboi ata nga kryeqyteti, Kiev.

Porti i Berdyansk, një qytet në rajonin Zaporizhzhia të Ukrainës juglindore, është parë nën flakë këtë të enjte, sipas mediave lokale ukrainase.

*

Vendet perëndimore do të paralajmërojnë sot presidentin rus, Vladimir Putin se vendi i tij do të paguajë kosto “shkatërruese” për sulmin në Ukrainë gjatë samitit së G7, Nato-s dhe BE-së, ku do të marrë pjesë edhe presidenti amerikan Joe Biden.

*

Zelenskiy shpreson që në takimin e sotëm të merren “hapa me rëndësi” duke shtuar se pas kësaj do të zbulohen se cilët janë miqtë, cilët janë partnerë të vërtetë dhe cilët i kanë keqpërdorur për interesat e vetë personalë.

*

Britania do të sigurojë 6,000 raketa mbrojtëse dhe fonde shtesë për të mbështetur ushtrinë ukrainase, si edhe për gazetarët e BBC-së që ofrojnë mbulim lajmesh në rajon çdo ditë.

*

Qeveria amerikane thotë se Rusia ka kryer krime lufte në Ukrainë, pasi nga të dhënat u rezulton që civilët janë targetuar në mënyrë të qëllimshme.

*

7000 deri në 15,000 ushtarë rus janë vrarë që nga fillimi i luftës.

*

Putin thotë se Rusia po planifikon t’u kërkojë vendeve “jo-miqësore” me të të paguajnë në rubla për shitjen e gazit. Sipas tij nuk ka kuptim që vendet perëndimore të paguajnë në dollarë apo euro, por një vendim i tillë do të përkeqësonte krizën energjitike në botë.