Vritet një serb në Chicago të Amerikës, e plagosur edhe një vajzë nga Shkupi

115

Shkup, 24 mars – Një vajzë nga Maqedonia është lënduar në vrasjen e djeshme që ndodhi në Çikago të Amerikës, kur Xheremi Spajser (31 vjeç) vrau serbin Nikolla Mishoviq (30 vjeç), e më pas bëri vetëvrasje, transmeton Zhurnal.

 

Portali serb “Serbian Times” thirret në dëshmitë e dëshmitarëve të cilët kanë qenë prezent në vendngjarje, ndërsa sipas tyre, vrasja ka qenë për shkaqe të urrejtjes etnike.

Vrasësi ishte punësuar në kompaninë “Winners Freight” vetëm një ditë para se të kryejë vrasjen. Aty punojnë shumë serbë, ndërsa një prej të punësuarve e cila ka mbetur edhe e plagosur me tre plumba, ka qenë edhe një serbe nga Shkupi. Ajo është qëlluar në këmbë, shpatull dhe krah. Ajo është operuar urgjentisht dhe kanë arritur t’ia shpëtojnë këmbën.

Siç mëson Zhurnal, bëhet fjalë për 31 vjeçaren Ana Brankoviq Jovanoviq nga Shkupi e cila para disa viteve kishte shkuar të punojë në SHBA.

Madje në rrjetet sociale është hapur një thirrje për të ndihmuar familjen e Jovanoviq për të mbuluar shpenzimet e spitalit sepse në të janë kryer dy intervenime ndërsa Anën e pret një terapi e gjatë rehabilitimi.

Vrasësi ka tentuar të ikë mirëpo policia e ka bllokuar nga të gjitha anët dhe i kanë kërkuar të dorëzohet. Ai para të gjithë policëve ka vrarë veten në kokë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here