Gjermania në alarm, BUKA kap vlerën e 10 eurove

165

Lufta e Vladimir Putinit së shpejti mund të bëjë që çmimet e ushqimeve në Gjermani të shpërthejnë.

Klaus-Peter Lucht, zëvendëspresident i shoqatës së fermerëve në Shlezvig-Holshtajn paralajmëron në BILD: “Buka së shpejti mund të kushtojë dhjetë euro”.

Arsyeja: çmimet e grurit janë dyfishuar në krahasim me një vit më parë.

Efektet e çmimeve të shtrenjta po ndjehen që tani në supermarkete: javën e kaluar u bë e ditur se rrjeti Aldi ka rritur çmimet për 150 produkte. Një kg miell tani kushton 45 cent nga 39, një rritje prej 15.6 përqind. Tosti me miell integral kushton 89 në vend të 79. Dhe 500 gramë makarona ‘penne rigate’ kushtojnë 69 cent nga 49- një rritje prej 40.8 përqind.

Sipas revistës tregtare, çmimi i kafesë organike do të rritet edhe me një euro të tërë. Një tronditje e shtrenjtë që nuk kishte ndodhur prej vitesh!

Sipas Lucht nga Shoqata e Fermerëve- disa produkte madje mund të zhduken plotësisht nga raftet- si vaji i lulediellit apo reçeli i kajsisë.

Vaji i lulediellit aktualisht nuk ekziston në shumë vende. Aty ku mund të blihet ende, çmimet janë rritur ndjeshëm- së fundmi kushton 1.79 euro nga 1.39- një rritje prej 28.8 përqind. /BILD

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here