Kovaçevski nga Sofja: Prolongimi i zgjerimit dhe bisedimeve me BE-në krijojnë jostabilitet në rajon

82

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski nga Bullgaria ka thënë se prolongimi i procesit të fillimit të bisedimeve me BE-në për vendet e rajonit, mund të rezultojë me uljen e besimit të qytetarëve ndaj BE-së.

Ai në konferencën e përbashkët me kolegët e Bullgarisë, Rumanisë dhe Malit të Zi, tha se Maqedonia e Veriut në mënyrë adekuate u përshtat me politikën e sigurisë dhe të jashtme të Bashkimit Evropian, ngase sipas tij, i ndajmë të njëjta vlera me vendet e BE-së dhe NATO-s.

“Kam potencuar se zgjerimi i BE-së në thelb bëhet politik të sigurisë dhe se ngecja në këtë proces shkakton jostabilitet shtesë për rajonin për shkak se ka disa tendenca negative, dhe krijon hapësirë për ndikim nga palë të treta”, ka thënë Kovaçevki, përcjell SHENJA.

Kovaçevski ka shtuar se përgjegjësia tani është që të ballafaqohemi me realitetin e ri strategjik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here