Kovaçevski realizon bisedë me kryeministrin e Ukrainës: Admirojmë guximin me të cilin mbroni lirinë

Date:

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme ka realizuar bisedë telefonike me kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal, përcjell TV21.

“I përcolla se bashkë-ndjejmë me Ukrainën dhe në të njëjtën kohë admirojmë guximin me të cilin ukrainasit mbrojnë lirinë e tyre dhe sovranitetin e shtetit”, shkruan Kovaçevski.

Kovaçevski thekson që ka njoftuar homologun ukrainas se Maqedonia e Veriut pajtohet me politikën e jashtme dhe politikën e sigurisë të vendeve anëtare në BE dhe NATO.

“Jemi të gatshëm të pranojmë qytetarët e Ukrainës nëse ata kërkojnë strehim të përkohshëm në vendin tonë dhe mbetemi në kontakt për të gjitha aktivitetet e ardhshme për mbështetje dhe ndihmë”, ka shkruar mes tjerash Kovaçevski.