Seanca të dy komisioneve kuvendore

61

Në Kuvend sot do të mblidhen Komisionet për Financim dhe Buxhet dhe Çështje Evropiane.

Në rendin e ditës të seancës së Komisionit për Financim dhe Buxhet janë ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për shfrytëzimin dhe disponimin e sendeve në pronësi shtetërore dhe komunale, Propozim-ligji për shitjen e banesave shtetërore të caktuara për punëtorët në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe shërbimet e inteligjencës së sigurisë dhe propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurimin Publik, të gjitha në lexim të parë.

Në rend dite të seancës janë ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Policinë Financiare, propozim-ligjin për Sistemin e kontrollit të brendshëm financiar në sektorin publik, propozim-ligjin për Buxhet dhe propozim-ligjin për Sistemin e kontrollit të brendshëm financiar në sektorin publik, të gjitha në leximin e dytë.

Komisioni për Çështje Evropiane sot do të mbajë tri seanca. Anëtarët e Komisionit do të shqyrtojnë propozim-ligjin për mbrojtjen e personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale për qëllime të parandalimit, hetimit, zbulimit ose ndjekjes së veprave penale ose për kryerjen e sanksioneve penale. Propozim-ligji për procedurën civile, Propozim-ligji për Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë, Propozim-ligji për ndryshimin e Kodit Penal dhe Propozim-ligji për Avokaturën, Propozim-ligji për përgjegjësinë civile për fyerje dhe shpifje, si dhe Propozim-ligji për inspektimin e mjedisit jetësor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here