Ali Ahmeti: Ia dolëm ta përfundojmë me sukses regjistrimin e popullësisë

Date:

Në Maqedoninë e Veriut janë shpallur sot rezultatet e regjistrimit të popullsisë informon Tetovasot

Me këtë rast kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përgëzuar institucionet pas publikimit të rezultatit të regjistrimit të popullsisë në Maqedoni të Veriut.

“Përgëzoj të gjitha institucionet që ishin të përfshira dhe ndihmuan Regjistrimin si proces që filloi në muajin Mars të vitit të kaluar me diasporën e vendit e që përfundoi në Shtator me regjistrimin e popullatës në vend, proces dhe sfidë aspak e lehtë por që ia dolëm ta përfundojmë me sukses”, është shprehur Ahmeti.

Sipas tij ky regjistrim ka mundësuar që të ketë një pasqyrë më të qartë sa i përket numrit të banorëve.

“Shqiptarët janë 29.5% në popullsinë e përgjithshme dhe 24.3% në popullsinë rezidente, ndërsa në qytetin e Shkupit 22.8% (nga 20.04% në 2002)”, ka shtuar ai.

Partia që drejton Ahmeti është pjesë e koalicionit qeverisës në Maqedoni të Veriut.