BDI dhe LSDM të kënaqur nga procesi regjistrimit

Date:

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pas publikimit të rezultatit të regjistrimit në Maqedoninë e Veriut, ka shkruar se regjistrimi ka qenë proces me sfida dhe aspak i lehtë, por që institucionet ia dolën që ta përfundojnë me sukses. Edhe deputetja e LSDM-së Snezhana Kalevska-Vançeva e quajti të suksesshëm procesin e regjistrimit, duke thënë se kur 99% e popullsisë janë regjistruar kjo paraqet sukses që as shtetet evropiane nuk e kanë arritur.

“Mund të them se jemi të kënaqur sepse regjistrimi u realizua me sukses pas 20 vjetësh, për herë të parë regjistrim i kombinuar që u realizua në pandemi me të gjitha protokollet mbrojtëse dhe shumë i suksesshëm”, tha Snezhana Kalevska-Vançeva, deputete e LSDM-së.