Prej sot pa kovid-certifikata në tarracat e kafeneve

Date:

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme vendosi shfuqizimin e masës për posedim të detyrueshëm të certifikatës për marrjen e dy dozave të vaksinës kundër Covid-19 ose vërtetimit për shërim nga Covid në 180 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit, për vizitë në ambientet e jashtme të hotelierive.

Për pjesët e mbyllura, mbetet detyrimi për të pasur certifikata të detyrueshme për vaksinim ose shërim.

Qeveria e RMV-së dje ka marrë disa vendime për zbutjen e masave kundër COVID-19, përfshirë heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave mbrojtëse për nxënësit në shkollat ​​fillore dhe studentët do të kthehen në fakultete me prezencë fizike.

Një nga masat është rritja e kapacitetit maksimal të hapësirave të hapura dhe të mbyllura nga maksimumi aktual në 50, në maksimum 75 për qind, me mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse për ngjarjet kulturore: teatro, kinema, filarmonia, si dhe seminare, trajnime, takime, konferenca dhe të ngjashme.