Procesi i Regjistrimit, Grubi për Klan Kosova: Shqiptarët janë të përfaqësuar në mënyrën më të mirë në pushtetin shtetëror

Date:

Sipas rezultateve të publikuara nga Enti i Statistikave në Maqedoninë e Veriut, popullsia shqiptare është 29, 52 për qind apo më shumë se gjysma e popullsisë maqedonase që janë deklaruar 54,21 për qind.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi, tha në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova se shqiptarët kanë goxha hise në pushtetin shtetërorë.

Ai tha se shqiptarët janë të përfaqësuar në mënyren më të mirë.

“Këto numra të publikuara sot vetëm sa e kanë konfirmuar atë se çfarë kemi bërë deri më sot. Këtu shqiptarët gjuhën shqipe e kanë zyrtare, flamuri kombëtar është flamur zyrtar në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët kanë tre universitete në gjuhen shqipe, kanë mbi 21 për qind të përfaqësimit në administratë, drejtojnë parlamentin, unë jam zëvendëskryeministër i parë i qeverisë”.

“Drejtojnë ministrinë e Punëve të Jashtme, ministrinë e Financave, kanë drejtuar ministrinë e Mbrojtjes, ministrinë e Punëve të Brendshme, Avokatin e Shtetit, Avokatin e Popullit, Gjykatën Supreme, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën Administrative, kryetari i Federatës së Futbollit është gjithashtu shqiptar”.

“Shqiptarët janë të përfaqësuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe këto numra vijnë në konfirmim të pushtetit që shqiptarët e ushtrojnë në Maqedoninë e Veriut”.