Ilmi Selami: Diaspora shqiptare nuk shpërngulet me ka krejt, sjell remitenca në vend

Date:

Zëvendësdrejtori i Entit të Statistikave, Ilmi Selami është sonte në ClickPlus në TV21.

Duke folur për diasporën dhe përqindjen e saj në rezultatin e popullsisë, tha se diaspora shqiptare dallon nga diaspora maqedonase dhe të kombeve të tjera, pasi sipas tij, ajo nuk shpërngulet me ka krejt dhe sërish sjell remitenca në vend, që ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të Maqedonisë së Veriut.

“Kur flasim për diasporë nuk flasim për diasporë të shtetasve të perëndimit dhe të tipit të maqedonasve të cilët kur shpërngulen, shpërngulen me ka krejt. Do të thotë ne flasim për diasporë e cila këtu te ne ka shtëpi, së paku ka banesë, paguajnë tatime dhe remitencat e tyre i sjellin çdo vit”, tha Selami.