Ali Ahmeti ka të drejtë kur kërkon vetëm dy parti të forta shqiptare

84
epa05671077 Leader of the Democratic Union for Integration DUI Ali Ahmeti reacts during early parliamentary elections at a polling station in the village of Zajaz, The Former Yugoslav Republic of Macedonia, 11 December 2016. Some 1.7 million voters are called to take part in parliamentary elections to elect 130 members of the Parliament. The elections are part of a reform package agreed with EU and US mediation in order to bring an end to a years long political crisis in the country, following opposition's revelations about massive wiretapping of over 20 thousand people. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Koment TetovaSot
Ka plot punë në partinë e tij dhe nuk merret kurrë me të tjerët.Në fjalorin e tij nuk ekziston asnjëherë ndonjë fjalë e pamatur ndaj kundërshtarëve politikë.Edhe për zdhedhjen e rradhës të Ziadin Selës në kreun e partisë ai nuk komentoi gjatë por e tha shkurt: Selës i uroj jetë të gjatë sa malet”.
Më tej nuk foli më sepse ai i respekton edhe mendimet ndryshe, edhe bindjet ndryshe të të tjerëve dhe nëse ka dicka që e ka mbajtur kaq gjatë triumfator në politikë është fakti i vetëm dhe i pamohueshëm: Ali Ahmeti nuk fyen dhe nuk është përçarës.

Por në partitë shqiptare nuk është më një lajm i rëndësishëm kush zgjidhet në kreun e saj por sa e fortë është partia që përfaqëson.

Kreu i BDI-së ka poashtu vetëm një sygjerim shumë fisnikë në këtë drejtim .Ai e thotë haptazi prej vitesh se skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka nevojë vetëm për dy parti të forta shqiptare.
Të qenurit një dyzinë partishë ka dëshmuar se ai që ka humbur më shumë është votuesi shqiptarë . Partitë e vogla kanë qenë më shumë një problem se sa një vlerë në politikën shqiptare.
Ata janë bërë të rëndësishme vetëm në momente të caktuara pazaresh për të mbijetuar një qeveri ose jo.Problemi mbetet në atë se ata kanë ulur edhe peshën e partive të mëdha shqiptare nga kompromiset që tashmë opinioni i di.
Më shumë parti shqiptare dotëthotë më shumë votë e shpërndarë dhe më pak forcë politike .Kjo i ka bërë që në skenë të mbeten edhe humbës të përhershëm të cilët i kanë betonizuar partitë e tyre rreth klaneve dhe njerëzve të afërt që kanë përfituar sadopak aty.
Partitë e vogla gjithnjë kanë pritur tu bashkangjiten dështakë politikë që kanë humbur benifitet e tyre personale në parti tjera.Kjo e ka bërë politikën shqiptare të degradojë deri në atë pikë sa ajo ka qenë e mbyllur për figura dinjitoze , të afta por që kanë patur derën e mbyllur .
Sa më shumë parti aq më i ashpër bëhet zëri i tyre kundër njëri-tjetrit .Kjo zhurmë ka qenë më shumë artificiale sa për të treguar se ka dikush që mbron një interes shoqërorë dhe në fakt kjo ka qenë ana më fatale e politikës shqiptare që mbeti e pafiltruar prej kaq kohësh.

Shqiptarët kanë nevojë për parti të forta dhe jo dyzinë partishë që vetëm të tilla nuk mund të quhen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here