“Nëse drejtorët pengojnë grevën, mund të gjobiten ose burgosen”!

89

Nuk është aspak e mençur që drejtorët të përzihen dhe të pengojnë realizimin e grevës duke realizuar mësim. Nëse të njëjtit pas fillimit të grevës së paralajmëruar për më 11 prill, realizojnë proces arsimor, mund të gjobiten ose burgosen, paralajmëroi kreu i SAShK-ut, Jakim Nedellkov në ClickPlus në TV21.

“Çdonjëri që do të përpiqet të pengojë organizimin apo realizimin e grevës, do t’i përgjigjet Kodit Penal ku janë paraparë gjoba dhe dënime me burg. Për këtë shkak them se nuk është e mençur që drejtorët të përzihen pasi për fat të keq ndokush mund të marrë dënim shumë serioz”, tha Nedellkov.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here