Ganiu falënderon ambasadorin slloven, Predan për donacionin në Kopshtin e Fëmijëve “Borëbardha”

Date:

Komuna e Çairit, më saktë, kopshti për fëmijë “Borëbardha”, ka pranuar donacione nga ambasadori i Republikës së Sllovenisë, Millan Predan. Njoftimin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

“Bashkë me drejtoreshën e Kopshtit për fëmijë “Borëbardha”, Narel Sali Buqi, sot pranuam donacion nga ambasadori i Republikës së Sllovenisë Millan Predan, që përbëhet nga krevate të fëmijëve dhe pajisje tjetër për më të vegjlit tanë. Me këtë rast falënderova ambasadorin për këtë ndihmë dhe vizitën që iu bë KF “Borëbardha” dhe potencova se secila përkrahje që iu dedikohet posaçërisht institucioneve tona edukativo-arsimore, është e mirëseardhur”, ka shkruar Ganiu.

Siç njofton ai, bashkë me ambasadorin slloven të pranishëm ishin edhe drejtoresha e ndërmarrjes sllovene M-Sora, Mirlinda Nuredini dhe këshilltarja për marrëdhënie me opinionin në Bankën NLB, Ivona Galik Petkoc.