Ministri Çupi pret në takim ambasadorin bullgar: Të punohet shumë për thellimin dhe forcimin e marrëdhënieve fqinjësore

Date:

Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, sot në ambientet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, prita ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Shkup, Shkëlqesinë e tij, z. Angel Angelov, ku diskutuam tema që kanë të bëjnë kryesisht me diasporat e dy vendeve, rolin dhe ndikimin e tyre në vendet e origjinës por edhe në përgjithësi për të gjitha fushat që janë të rëndësishme në marrëdhëniet bilaterale.

Rrjedhimisht, të dy palët ramë dakord se duhet të punohet shumë për thellimin dhe forcimin e marrëdhënieve fqinjësore, përmes konsultimeve dhe takimeve produktive, të mbushura me mirëkuptim reciprok të pikëpamjeve eventuale të kundërta për disa çështje dhe gjithashtu tejkalimin e sfidave në procesin e integrimit evropian.