Bunjaku i dhuron fanellën me numër 4 kryetarit të Çairit, Visar Ganiu, ja çfarë simbolizon numri 4!

Date:

Drejtori sportiv i FC Shkupit, Omer Bunjaku i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm, Fuat Sherifi, i dhuruan fanellën “bardhekaltër” Kryetarit të Çairit, Visar Ganiu, i cili më herët luante edhe rolin e trajnerit te kjo skuadër, njofton “infOSport.mk”.

Ganiut i është dhuruar fanella me numrin 4, që simbolizon numrin e titujve kampion të skuadrës nga Çairi.

Kujtojmë FC Shkupi aktuaisht udhëheq renditjen tabelare në LPFMV me 62 pikë, 11 më shumë se ndjekësi më i afërt Shkëndija.