Ndahet nga jeta anëtarja e LDK-së

Date:

Sot ka ndërruar jetë, anëtarja e Kryesisë të Forumit të Gruas në degën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Valdete Horosani.

Lajmin e ka bërë të ditur zyrtarja e LDK-së në këtë komunë, Sadije Osaj Jakupi, e cila ka thënë se ndarja nga jeta e Horosani është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët por edhe për të gjithë qytetarët.

Ky është njoftimi i plotë:

Sot u nda nga jeta zonj. Valdete Horosani ,anëtare  e  Kryesisë të Forumit të Gruas dega e Ldk-së në  Prizren .

Një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por për të gjithë qytetarët e Prizrenit sepse ishte edhe mësuesja  e shumë gjeneratave .

Kontributi i saj qytetare,politik dhe intelektual do te mbetët i pashlyshëm dhe frymëzues per të gjithë ne.

U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Horosani, bashkëveprimtarëve, strukturave te degës së LDK-së në Prizren !

U prehfsh në paqe!