Zudi Enuzi: Filloi aksioni për pastrim të përgjithshëm në komunën Gazi Babë të Shkupit

Date:

jatë ditës së sotme, Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrjet publike të qytetit do të fillojnë aksionin për pastrimin e përgjithshëm të komunës Gazi Babë të Shkupit.

Në kuadër të aksionit, NP Higjiena Komunale – Shkup do të realizojë aktivitete për fshirjen dhe larjen manuale dhe makinerike të bulevardeve dhe rrugëve në këtë komunë të Shkupit, si dhe larjen dhe dezinfektimin e kontejnerëve të vendosur në hapësirat publike, përfshirë  edhe mikrolokacionet e tyre.

Në lokacionet në vijim do të vendosen enë të posaçme në të cilët banorët e komunës së Gazi Babës do të mund të hedhin mbetjen e tyre të vëllimshme, të cilat gjatë aksionit do të merren dhe transportohen nga ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup:

  1. Fshati Stajkovci, rr. Anton Popov – në bashkësinë lokale;
  2. Fshati Creshevë, te çezma në mes të fshatit;
  3. Vardarishte, rr. Borivoje Miloshevski;
  4. Vardarishte, rr. Pero Nakov (pranë këndit të lojërave për fëmijë);
  5. Fshati Jurumleri, në hyrje të fshatit (te pompa e benzinës).

Në periudhën prej 04-10 prill të vitit 2022, u zhvillua aksioni për pastrimin e përgjithshëm të komunës së Aerodromit, në kuadër të të cilit ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup kanë larguar gjithsej 155 metër kub mbetje nga deponitë e egra, ndërsa në enët e posaçme ishin hedhur 265 metra kub mbetje të vëllimshme.