BDI: Paraqitja e fundit e Selës ndërhyrje e ashpër ndaj gjykatave dhe prokurorisë

Date:

Nëpërmes një kumtese nisur mediave në vend, Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se konferenca e sotme për shtyp e kryetarit të ASH-së Ziadin Sela është një presion publik ndaj gjithë sistemit gjyqësor dhe të punësuarve në këtë sektor.

Sipas integristëve, paraqitja e sotme para mediave nga kreu i ASH-së është skandaloze, e papranueshme, e paparë gjerë më sot dhe paraqet ndërhyrje e vrazhdtë e drejtpëdrejt në sistemin e drejtësisë dhe pavarësinë e gjyqësorit.

“Ndërhyrja e ashpër ndaj gjykatave dhe prokurorisë flet për mendësinë e aleatit të Levicës dhe Apasievit si dhe shfaq fytyrën e vërtetë e një strukture të pareformuar.Ndarja e pushteteve në vend, funksionon si parim kushtetues dhe e njejta vazhdon të funksionojë në mënyrë profesionale dhe gjithë ata që shkelin ligjin përgjigjen para sistemit të drejtësisë dhe gjithë rastet e fundit dhe lëndët e hapura tregojnë qartë se në vend funksionon ligji që është i barabartë për të gjithë dhe askush nuk është i paprekshëm para tij. Bashkimi Demokratik për Integrim është partia e vetme e cila ka inicuar vettingun në të gjitha nivelet e pushtetit përfshirë këtu edhe sistemin e drejtësisë për të pasur figura të pastra dhe me dinjitet të cilët do të kryejnë punën në mënyrën më të mirë të mundshme”, thonë nga BDI-ja.